Bardh E Zi Lyrics - Mevlan Kurtishi

 Bardh E Zi Lyrics - Mevlan Kurtishi

Hape zemrën tënde t’paster
Jetën plotë ngjyra jeto
Atë që Zoti t’ka dhuruar
Mos e nënvlerso

Ti ke më shumë seç’ meriton
Prapë i uritur je
Do ngopesh vetëm at’herë
Kur t’mbulojnë me dhe

Jeta s’është bardh e zi
Siç e sheh ti
Shih gjithnjë me zemër
Jo vetëm me sy

Për cfarë je kokëulur
Sillesh si i mjerë
Kjo botë ska të dytë
Jetohet vetëm njëherë

Pikë shprese nga shpirti yt
Të pikoj në jetë
Të ka fal kurdoherë
Zoti I Vërtetë

Jeta s’është bardh e zi
Siç e sheh ti
Shih gjithnjë me zemër
Jo vetëm me sy

إرسال تعليق

0 تعليقات